28. Përveç këtyre më mundonte çdo ditë përkujdesja për të gjitha kishat.
29. Nëse dikush është i dobët, atëherë edhe unë bëhem i dobët. Nëse dikush bie në mëkat, atëherë vuaj edhe unë me të.
30. Nëse duhet të krenohem, krenohem me dobësitë e mia.
31. Perëndia dhe Ati i Zotit Jezu, që është i bekuar në amshim, e di se nuk gënjej.
32. Kur isha në Damask, qeveritari i mbretit Aret, vuri roja në gjithë qytetin e Damaskut për të më kapur,
33. por më zbritën me një kosh nga një dritare në mur dhe u ika nga duart.