2 Korintasve 11:27-33 Së Bashku (ALNT)

27. Kam kaluar mundime e vështirësi, shumë netë pa gjumë, i uritur e i etur, shpesh pa ushqim, në të ftohtë e i zhveshur.

28. Përveç këtyre më mundonte çdo ditë përkujdesja për të gjitha kishat.

29. Nëse dikush është i dobët, atëherë edhe unë bëhem i dobët. Nëse dikush bie në mëkat, atëherë vuaj edhe unë me të.

30. Nëse duhet të krenohem, krenohem me dobësitë e mia.

31. Perëndia dhe Ati i Zotit Jezu, që është i bekuar në amshim, e di se nuk gënjej.

32. Kur isha në Damask, qeveritari i mbretit Aret, vuri roja në gjithë qytetin e Damaskut për të më kapur,

33. por më zbritën me një kosh nga një dritare në mur dhe u ika nga duart.

2 Korintasve 11