2 Korintasve 10:4-11 Së Bashku (ALNT)

4. sepse armët e luftës sonë nuk janë njerëzore, por kanë fuqinë e Perëndisë, me të cilën mund të shkatërrojmë fortesat. Ne shembim çdo arsyetim

5. dhe çdo pengesë që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë, dhe çdo mendim e nënshtrojmë për t’iu bindur Krishtit.

6. Kur të jetë përsosur bindja juaj, ne do të jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje.

7. Shikojini gjërat siç janë. Nëse dikush është i bindur se është i Krishtit, le ta mendojë edhe një herë këtë gjë, sepse sikurse ai është i Krishtit, ashtu jemi edhe ne.

8. Edhe pse krenohem shumë me autoritetin që Zoti na e dha për t’ju ndihmuar të rriteni në besim e jo për t’ju shkatërruar, nuk ka pse të më vijë turp.

9. Nuk dua të jap përshtypjen se kërkoj t’ju tremb me letrat e mia.

10. Disa thonë: «Letrat e tij janë të ashpra e të forta, ndërsa kur është i pranishëm vetë, është i dobët dhe fjalët e tij lënë për të dëshiruar».

11. Ai që mendon kështu, ta dijë mirë se, edhe kur të vijmë atje, do të jemi po ata që kemi shkruar këtë letër kur ishim larg jush.

2 Korintasve 10