2 Korintasve 1:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Unë, Pali, apostull i Krishtit Jezu përmes vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Timoteu, po i shkruajmë kishës së Perëndisë që është në Korint dhe gjithë besimtarëve të krishterë që janë në mbarë Akainë:

2. Hiri dhe paqja e Perëndisë, Atit tonë, dhe e Zotit Jezu Krisht qofshin me ju!

3. Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, Ati i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi!

4. Ai na ngushëllon në të gjitha vuajtjet tona, që edhe ne të mund të ngushëllojmë ata që vuajnë, me ngushëllimin me të cilin na ngushëlloi Perëndia.

2 Korintasve 1