1 Timoteut 3:6-13 Së Bashku (ALNT)

6. Peshkopi të mos jetë i ri në besim, që të mos i rritet mendja dhe të bjerë në të njëjtin dënim me djallin.

7. Ai duhet të gëzojë edhe respektin e atyre që janë jashtë kishës, që të mos përgojohet e të bjerë në kurthin e djallit.

8. Po ashtu edhe dhjakët duhet të jenë të denjë, jo me dy fytyra, jo të dhënë pas verës së tepërt, as lakmitarë fitimesh të pandershme.

9. Ata duhet ta mbajnë me ndërgjegje të pastër të fshehtën e besimit.

10. Këta le të vihen më parë në provë, pastaj nëse janë të paqortueshëm, le të shërbejnë.

11. Po ashtu gratë e tyre të jenë me dinjitet, të mos shpifin, të jenë të përmbajtura dhe besnike në gjithçka.

12. Dhjakët të jenë bashkëshortë të një gruaje, t’i drejtojnë mirë fëmijët dhe shtëpitë e tyre.

13. Sepse ata që e kryejnë mirë shërbesën fitojnë një emër të mirë për veten dhe shumë guxim në besimin që është në Krishtin Jezu.

1 Timoteut 3