1. Kjo fjalë është e besueshme: nëse dikush kërkon të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë.
2. Peshkopi duhet të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje, i përmbajtur, i arsyeshëm, i sjellshëm, mikpritës, mësues i zoti,
3. jo pijanec, jo i dhunshëm, por i durueshëm, jo grindavec, jo lakmitar parash.
4. Ai duhet ta drejtojë mirë shtëpinë e vet dhe t’i ketë fëmijët të bindur e shumë të sjellshëm.
5. Nëse dikush nuk di se si të drejtojë shtëpinë e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?
6. Peshkopi të mos jetë i ri në besim, që të mos i rritet mendja dhe të bjerë në të njëjtin dënim me djallin.
7. Ai duhet të gëzojë edhe respektin e atyre që janë jashtë kishës, që të mos përgojohet e të bjerë në kurthin e djallit.
8. Po ashtu edhe dhjakët duhet të jenë të denjë, jo me dy fytyra, jo të dhënë pas verës së tepërt, as lakmitarë fitimesh të pandershme.