9. Me çfarë fjalësh mund ta falënderojmë Perëndinë pas gjithë atij gëzimi që na dhatë para tij?
10. Ne i lutemi me gjithë zemër Perëndisë, natë e ditë, që t’ju shohim nga afër dhe të plotësojmë ato që ende i mungojnë besimit tuaj.
11. Vetë Perëndia, Ati ynë dhe Zoti ynë Jezu na drejtofshin udhën për te ju!
12. Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!