1. A nuk jam i lirë unë? A nuk jam apostull? A nuk e kam parë unë Jezuin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në shërbim të Zotit?
2. Nëse për të tjerë nuk jam apostull, për ju patjetër që jam, sepse vetë ju që besoni në Zotin jeni prova që vërteton se unë jam apostull.
3. Mbrojtja ime përballë atyre që më gjykojnë, është kjo:
4. A nuk kemi edhe ne të drejtë të hamë e të pimë?
5. A nuk kemi edhe ne të drejtë të kemi një grua besimtare, siç kanë apostujt e tjerë, vëllezërit e Zotit dhe Kefa?