1 Korintasve 8:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Lidhur me mishin që u flijohet idhujve, e dimë se të gjithë i kemi njohuritë e duhura. Por dija të rrit mendjen, ndërsa dashuria të rrit në besim.

2. Ai që mendon se di diçka, ende nuk di ashtu siç duhet të dijë.

3. Por ai që e do Perëndinë, njihet prej Perëndisë.

4. Lidhur me ngrënien e mishit që u flijohet idhujve, e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se ka vetëm një Perëndi.

5. Edhe pse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell apo në tokë, sikurse thuhet se ka shumë perëndi dhe shumë zota,

1 Korintasve 8