1 Korintasve 6:3-11 Së Bashku (ALNT)

3. A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëjt? Atëherë, si nuk mundemi të gjykojmë çështjet e jetës së përditshme?

4. Nëse keni për të gjykuar çështje të tilla, ju shkoni e caktoni si gjykatës më të papërfillshmit e kishës?

5. Le t’ju vijë turp për këtë që po them! Nuk paska asnjë të urtë ndër ju, që të mund të gjykojë një çështje mes vëllezërve besimtarë?

6. Besimtari çon në gjyq besimtarin dhe madje para jobesimtarëve?

7. Gjyqet që keni me njëri-tjetrin, dëshmojnë se keni dështuar. Përse nuk pranoni që më mirë t’ju bëjnë padrejtësi? Përse nuk pranoni që më mirë t’ju bëjnë dëm?

8. Përkundrazi, ju vetë u bëni padrejtësi dhe u shkaktoni dëm të tjerëve, madje edhe vetë vëllezërve besimtarë.

9. Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u mashtroni! As kurvarët, as idhujtarët, as ata që bëjnë tradhti bashkëshortore, as të zhburrëruarit, as meshkujt që shkojnë me meshkuj,

10. as vjedhësit, as lakmitarët, as pijanecët, as shpifësit, as zhvatësit nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

11. Dhe të tillë ishit disa prej jush, por u latë, u shenjtëruat dhe u bëtë të drejtë në emër të Zotit Jezu Krisht dhe nëpërmjet Shpirtit të Perëndisë tonë.

1 Korintasve 6