14. Perëndia do të na ngjallë edhe ne me fuqinë e tij, ashtu siç ngjalli Zotin.
15. A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? T’i marr, pra, gjymtyrët e Krishtit e t’i bëj gjymtyrë të lavires? Larg qoftë!
16. Apo nuk e dini se ai që bashkohet me një lavire bëhet një trup me të? Sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Që të dy do të jenë një trup i vetëm.
17. Ai që bashkohet me Zotin, bëhet një shpirt me të.