1 Korintasve 5:5-13 Së Bashku (ALNT)

5. dorëzojani atë njeri Satanit për t’i shkatërruar trupin, që t’i shpëtojë shpirti Ditën e Zotit.

6. Nuk është mirë të mburreni! A nuk e dini se pak tharm mbrun gjithë brumin?

7. Pastrohuni nga tharmi i vjetër, që të bëheni brumë i ri, ashtu siç jeni pa tharm, sepse Krishti, Pashka jonë, është flijuar.

8. Të mos kremtojmë me tharmin e vjetër, me tharmin e së keqes dhe të ligësisë, por me bukët e pambrujtura të pastërtisë dhe të së vërtetës.

9. Në letër ju shkrova që të mos përziheni me kurvarë.

10. Nuk bëhet fjalë për të gjithë kurvarët e kësaj bote, as për lakmitarët, zhvatësit apo idhujtarët, sepse do të duhej të iknit nga bota,

11. por tani po ju shkruaj që të mos përziheni me ndonjë që e quan veten besimtar, por është kurvar, lakmitar, idhujtar, shpifës, pijanec, apo zhvatës. Mos hani me të!

12. Ç’punë kam unë të gjykoj ata që janë jashtë kishës? A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda saj?

13. Ata që janë jashtë kishës i gjykon Perëndia. Zhdukeni ligësinë nga mesi juaj!

1 Korintasve 5