1 Korintasve 4:9-17 Së Bashku (ALNT)

9. Unë mendoj se Perëndia na ka vënë ne apostujt në vendin e fundit, na ka bërë si të dënuar me vdekje, sepse jemi bërë gazi i botës, i engjëjve dhe i njerëzve.

10. Kështu, për shkak të Krishtit ne jemi të marrë, ndërsa ju të mençur; ne jemi të dobët, ndërsa ju të fortë; ne jemi të poshtëruar, ndërsa ju të nderuar.

11. Sot e kësaj dite ne kemi uri, kemi etje, jemi të zhveshur, na rrahin me shuplaka, endemi pa shtëpi

12. dhe lodhemi duke punuar me duart tona. Kur na fyejnë, bekojmë; kur na përndjekin, durojmë;

13. kur na shajnë, përgjigjemi me mirësi. Jemi bërë si plehrat e botës dhe ende jemi si fundërrinat e njerëzve.

14. Këto nuk jua shkruaj për t’ju turpëruar, po për t’ju këshilluar si bijtë e mi të dashur.

15. Edhe sikur të kishit me mijëra mësues për besimin në Krishtin, nuk keni shumë etër, sepse jam unë ai që ju ktheva në besimin e Krishtit Jezu me anë të ungjillit.

16. Prandaj ju kërkoj të ndiqni shembullin tim.

17. Për këtë arsye ju dërgova Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në veprën e Zotit. Ai do t’ju kujtojë parimet e mia për jetën me Krishtin Jezu, ashtu siç ua mësoj unë njerëzve në çdo kishë.

1 Korintasve 4