1 Korintasve 4:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Kështu, gjithkush të na shohë si shërbëtorë të Krishtit dhe si kujdestarë të të fshehtave të Perëndisë.

2. Ajo që kërkohet nga kujdestarët është të jenë besnikë.

3. Sa për mua, nuk ka shumë rëndësi nëse gjykohem nga ju apo nga ndonjë gjyq njerëzor dhe, madje, as vetë unë nuk e gjykoj veten.

4. Ndërgjegjja nuk më qorton për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse gjykatësi im është Zoti.

5. Prandaj mos gjykoni para kohe, derisa të vijë Zoti që do të nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do të zbulojë dëshirat e zemrës. Atëherë gjithsecili do të marrë lëvdimin e vet nga Perëndia.

6. O vëllezër, këto gjëra që ju thashë për veten dhe për Apolin jua dhashë si shembull, që të mësoni kuptimin e thënies «Sa është shkruar dhe jo më shumë» dhe që të mos krenoheni me njërin e të hidhni poshtë tjetrin.

7. Çfarë të dallon nga të tjerët? A nuk t’i ka dhënë tjetërkush të gjitha ato që ke? Nëse i ke marrë nga Perëndia, përse mburresh si të mos i kishe marrë prej tij?

1 Korintasve 4