1 Korintasve 15:51-58 Së Bashku (ALNT)

51. Po ju them një të fshehtë: nuk do të vdesim të gjithë, por të gjithë do të shndërrohemi.

52. Në çast, sa hap e mbyll sytë, kur të bjerë trumbeta e fundit, të vdekurit do të ngjallen në moskalbje, ndërsa ne do të shndërrohemi.

53. Sepse ky trup i kalbshëm duhet të veshë moskalbjen dhe ky trup i vdekshëm duhet të veshë pavdekësinë.

54. Kur ky trup i kalbshëm të ketë veshur moskalbjen dhe ky trup i vdekshëm të ketë veshur pavdekësinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë: Vdekja u përpi nga fitorja.

55. O vdekje, ku është fitorja jote? O vdekje, ku është thumbi yt?

56. Thumbi i vdekjes është mëkati, ndërsa fuqia e mëkatit është ligji i Moisiut.

57. Por le të falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren nëpërmjet Zotit tonë, Jezu Krishtit.

58. Kështu, o vëllezër të dashur, qëndroni të fortë e të palëkundur dhe përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj për Zotin nuk do të shkojë dëm.

1 Korintasve 15