1 Korintasve 15:29-43 Së Bashku (ALNT)

29. Nëse nuk është kështu, përse disa pagëzohen për të vdekurit? Nëse qenka e vërtetë se të vdekurit nuk do të ngjallen, atëherë përse pagëzohen disa për ta?

30. Përse e vëmë edhe ne veten në rrezik në çdo çast?

31. Unë ndeshem me vdekjen çdo ditë, o vëllezër, dhe këtë e them nga krenaria që kam për ju, falë Krishtit Jezu, Zotit tonë.

32. Nëse në Efes qenkam ndeshur me bishat për arsye njerëzore, ç’dobi më solli kjo? Nëse të vdekurit nuk ngjallen, atëherë: Le të hamë e le të pimë, sepse nesër do të vdesim.

33. Mos u mashtroni:shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.

34. Ejani në vete dhe mos mëkatoni, sepse disa prej jush nuk e njohin Perëndinë dhe këtë e them për turpin tuaj.

35. Dikush do të thotë: «Si do të ngjallen të vdekurit? Çfarë trupi do të kenë?».

36. O i marrë! Fara që mbjell në arë, nuk merr jetë po nuk vdiq më parë.

37. Ti nuk mbjell trupin që do të ketë bima në të ardhmen, por një kokërr të zhveshur gruri ose të ndonjë fare tjetër.

38. Pastaj trupin ia jep Perëndia, ashtu siç dëshiron, dhe çdo farë ka trupin e vet.

39. Jo çdo trup është i njëjtë me një trup tjetër. Tjetër është trupi i njeriut, tjetër trupi i kafshëve, tjetër trupi i shpendëve dhe tjetër ai i peshqve.

40. Ka trupa qiellorë, ashtu siç ka edhe trupa tokësorë. Tjetër është shkëlqimi i trupave qiellorë dhe tjetër shkëlqimi i trupave tokësorë.

41. Tjetër është shkëlqimi i diellit, tjetër shkëlqimi i hënës dhe tjetër shkëlqimi i yjeve, sepse ylli nga ylli ndryshon në shkëlqim.

42. Kështu ndodh edhe me ngjalljen e të vdekurve: trupi mbillet në kalbje dhe ngjallet në moskalbje,

43. mbillet në çnderim dhe ngjallet në lavdi, mbillet në dobësi dhe ngjallet në fuqi,

1 Korintasve 15