1 Korintasve 15:1-10 Së Bashku (ALNT)

1. Vëllezër, dua t’ju kujtoj ungjillin që ju kam predikuar, të cilin e keni pranuar dhe në të cilin qëndroni.

2. Nëpërmjet tij shpëtoheni, nëse e ruani siç jua kam predikuar, përndryshe keni besuar kot.

3. Para së gjithash ju kam shpallur të vërtetënqë m’u dha edhe mua,se Krishti, sipas Shkrimeve të shenjta,vdiq për mëkatet tona,

4. u varros dhe u ngjall ditën e tretë,po sipas Shkrimeve të shenjta.

5. Ai iu shfaq Kefësdhe pastaj të dymbëdhjetë apostujve.

6. Pastaj iu shfaq njëherëshmbi pesëqind vëllezërve besimtarë,nga të cilët disa kanë vdekur,por shumica jeton ende.

7. Më pas iu shfaq Jakobit,e pastaj të gjithë apostujve.

8. Në fund, m’u shfaq edhe mua, dështakut.

9. Unë jam më i vogli i apostujve dhe nuk jam i denjë as të quhem apostull, sepse e kam pëndjekur kishën e Perëndisë,

10. por me hirin e Perëndisë jam ai që jam, dhe hiri i tij për mua nuk ka shkuar kot. Unë jam munduar më shumë se të gjithë ata, jo unë vetë, por hiri i Perëndisë bashkë me mua.

1 Korintasve 15