1. Kërkoni që të fitoni dashurinë dhe dëshironi me zell dhuntitë shpirtërore, sidomos atë të profecisë.
2. Ai që flet gjuhë të panjohur, nuk flet me njerëzit, por me Perëndinë, sepse askush nuk e kupton. Me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë ai thotë gjëra të fshehta,
3. ndërsa ai që profetizon, u flet njerëzve me fjalë që rrisin shpirtërisht, nxisin dhe ngushëllojnë.
4. Ai që flet gjuhë të panjohur, ndihmon veten për t’u rritur në besim; ndërsa ai që profetizon, ndihmon kishën për t’u rritur në besim.