1 Korintasve 12:12-20 Së Bashku (ALNT)

12. Ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët e trupit, megjithëse janë shumë, përbëjnë një trup të vetëm, ashtu është edhe Krishti.

13. Edhe ne, qofshim judenj apo paganë, skllevër apo të lirë, u pagëzuam me të njëjtin Shpirt të Shenjtë për t’u bërë një trup i vetëm dhe kemi pirë të gjithë nga i njëjti Shpirt i Shenjtë.

14. Trupi nuk ka një gjymtyrë, por shumë.

15. Nëse këmba do të thoshte: «Ngaqë nuk jam dorë, nuk i përkas trupit», mos për këtë nuk i përket trupit?

16. E nëse veshi do të thoshte: «Ngaqë nuk jam sy, nuk i përkas trupit», mos për këtë nuk i përket trupit?

17. Nëse i gjithë trupi do të ishte sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte i gjithi dëgjim, ku do të ishte nuhatja?

18. Por Perëndia i vuri gjymtyrët në trup një nga një, ashtu siç deshi.

19. Nëse të gjitha do të ishin një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?

20. Por tani ka shumë gjymtyrë dhe një trup.

1 Korintasve 12