1. Vëllezër, nuk dua të mos e dini se etërit tanë ishin nën mbrojtjen e resë dhe që të gjithë kaluan mes për mes detit.
2. Të gjithë ata u bashkuan me Moisiun duke u pagëzuar në re dhe në det.
3. Të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim shpirtëror
4. dhe pinë të njëjtën pije shpirtërore, sepse pinin nga shkëmbi shpirtëror që i shoqëronte. Ky shkëmb ishte Krishti.
5. Por shumica e tyre nuk gjetën pëlqimin e Perëndisë dhe ranë të vdekur në shkretëtirë.
6. Këto ngjarje u bënë shembull për ne, që të mos dëshirojmë edhe ne gjëra të këqija, siç dëshiruan ata.
7. Mos u bëni idhujtarë si disa prej tyre, sikurse thotë Shkrimi i shenjtë: Populli u ul për të ngrënë e për të pirë dhe pastaj u ngrit për të luajtur.
8. As të mos kurvërojmë si disa prej tyre, që ranë të vdekur njëzet e tre mijë veta në një ditë.
9. As Krishtin të mos e vëmë në provë, siç bënë disa prej tyre, që vdiqën nga gjarpërinjtë.
10. As mos murmurisni, siç bënë disa prej tyre, që u vranë nga engjëlli shkatërrues.