3. Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,
4. sepse kush ka lindur prej Perëndisë e mund botën dhe fitorja që mundi botën është besimi ynë.
5. Kush e mund botën? Vetëm ai që beson se Jezui është Biri i Perëndisë.
6. Jezu Krishti është ai që erdhi nëpërmjet ujit të pagëzimit të tij dhe nëpërmjet gjakut të vdekjes së tij në kryq, jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Ai që dëshmon është Shpirti i Shenjtë dhe ai është e vërteta.
7. Tre janë ata që dëshmojnë:
8. Shpirti i Shenjtë, uji e gjaku, dhe që të tre japin të njëjtën dëshmi.
9. Ne pranojmë dëshminë e njerëzve, por dëshmia e Perëndisë është më e madhe dhe ajo është dëshmia që dha për Birin e tij.
10. Ai që beson në Birin e Perëndisë e ka këtë dëshmi. Ai që nuk beson në Perëndinë, e ka bërë atë gënjeshtar, pasi nuk i ka besuar dëshmisë që Perëndia dha për Birin e vet.
11. Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e amshuar dhe kjo jetë është në Birin e tij.
12. Ai që ka Birin, ka jetën. Ai që nuk e ka Birin e Perëndisë, nuk e ka as jetën.