Zbulesa 8:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë ore.

2. Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre iu dhanë shtatë bori.

3. Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temjanicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t'ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.

4. Dhe tymi i temjanit, me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë prej dorës së engjëllit.

5. Pastaj engjëlli mori temjanicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetëtima dhe një tërmet.

Zbulesa 8