Zbulesa 6:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj pashë kur Qengji hapi të parën nga të shtatë vulat, dhe dëgjova një nga të katër qeniet e gjalla që thoshte si me zë bubullime: ''Eja e shiko''.

2. Dhe unë pashë, dhe ja, një kalë i bardhë. Dhe ai që e kalëronte kishte një hark; dhe atij iu dha një kurorë, dhe ai doli jashtë si fitimtar dhe për të fituar.

3. Kur ai hapi vulën e dytë, dëgjova qenien e dytë të gjallë që thoshte: ''Eja dhe shiko''.

4. Atëherë doli jashtë një kalë tjetër i kuq; dhe atij që e kalëronte iu dha të hiqte paqen nga dheu që njerëzit të vrasin njëri-tjetrin, dhe iu dha atij një shpatë e madhe.

5. Dhe kur ai hapi vulën e tretë, dëgjova qenien e tretë të gjallë që thoshte: ''Eja dhe shiko''. Dhe pashë dhe ja, një kalë i zi; dhe ai që e kalëronte kishte një peshore në dorën e tij.

6. Dhe dëgjova një zë në mes të katër qenieve të gjalla duke thënë: ''Një kenik gruri për një denar, dhe dy kenikë elbi për një denar; dhe mos dëmto vajin, as verën''.

Zbulesa 6