1. Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.
2. Dhe pashë një engjëll të fuqishëm, që shpalli me zë të madh: ''Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?''.
3. Po kurrkush, as në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, nuk mund të hapte librin e ta shihte atë.
4. Edhe unë qaja shumë, sepse s'qe gjetur asnjë i denjë të hapë dhe të lexojë librin, dhe as ta shohë.
5. Atëherë një nga pleqtë më tha: ''Mos qaj; ja, Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij''.