5. Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vij së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.
6. Por ti ke këtë, që i urren veprat e nikolaitëve, që i urrej edhe unë.
7. Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t'i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë''.
8. ''Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.
9. Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrëngimin e varfërinë (por ti je i pasur) dhe blasfeminë e atyre që e quajnë veten judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.