Zanafilla 9:17-23 Bibla Shqip (ALBB)

17. Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".

18. Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.

19. Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën.

20. Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht;

21. dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.

22. Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t'ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.

23. Por Semi dhe Jafeti morën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qenë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.

Zanafilla 9