Zanafilla 43:32-34 Bibla Shqip (ALBB)

32. Dreka u shtrua veçmas për të, veçmas për ata dhe për egjiptasit që hanin veçmas nga ai, sepse egjiptasit nuk mund të hanin bashkë me hebrenjtë; kjo do të ishte një gjë e neveritshme për egjiptasit.

33. Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri sipas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu sipas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.

34. Dhe Jozefi urdhëroi që t'u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesë herë më i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinë dhe u gëzuan me të.

Zanafilla 43