Zanafilla 39:11-17 Bibla Shqip (ALBB)

11. Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve.

12. Atëherë ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja të shtrihesh me mua". Por ai ia la në dorë rrobën e tij, iku duke vrapuar jashtë.

13. Kur ajo pa që ai ia kishte lënë në dorë rrobën e tij dhe kishte ikur jashtë,

14. thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t'u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe.

15. Me të dëgjuar që unë ngrita zërin dhe fillova të bërtas, ai la rrobën e tij pranë meje, iku dhe vrapoi jashtë".

16. Kështu ajo mbajti pranë saj rrobën e tij, derisa u kthye në shtëpi zotëria e saj.

17. Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: "Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë.

Zanafilla 39