Zanafilla 36:31-36 Bibla Shqip (ALBB)

31. Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit:

32. Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.

33. Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.

34. Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.

35. Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi midianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.

36. Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.

Zanafilla 36