Zanafilla 34:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por Dina, vajza që Lea i kishte lindur Jakobit, doli për të parë bijat e vendit.

2. Dhe Sikemi, biri i Hamorit hiveut, princi i vendit, sa e pa e rrëmbeu, ra në shtrat me të dhe e dhunoi.

3. Dhe shpirti i tij u lidh me Dinën, të bijën e Jakobit; ai e dashuroi vajzën dhe i foli zemrës së saj.

4. Pastaj i tha të atit Hamor: "Ma jep këtë vajzë për grua".

5. Por Jakobi dëgjoi që ai e kishte çnderuar bijën e tij Dina; por bijtë e tij ishin nëpër fushat me bagëtinë e tij, dhe Jakobi heshti derisa u kthyen.

6. Atëherë Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi për t'i folur.

7. Sapo dëgjuan për atë që kishte ndodhur, bijtë e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin të hidhëruar dhe shumë të zemëruar, sepse ai kishte kryer një veprim të turpshëm në Izrael, duke rënë në shtrat me të bijën e Jakobit, gjë që nuk duhej bërë.

8. Por Hamori u foli atyre duke thënë: "Shpirti i tim biri Sikem është lidhur me bijën tuaj, prandaj jepjani për grua;

Zanafilla 34