Zanafilla 32:27-32 Bibla Shqip (ALBB)

27. Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjigj: "Jakob".

28. Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".

29. Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjigj: "Pse e do emrin tim?".

30. Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".

31. Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.

32. Për këtë arsye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.

Zanafilla 32