31. Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.
32. Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e filistenjve.
33. Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.
34. Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e filistenjve.