3. Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur).
4. Për dymbëdhjetë vjet ata qenë të nënshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembëdhjetë ngritën krye.
5. Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, zuzimët në Ham, emimët në Shaveh-Kiriataim
6. dhe horenjtë në malet e tyre të Seirit deri në El-Paran, që ndodhet pranë shkretëtirës.
7. Pastaj u kthyen pas dhe erdhën në En-Mishpat (që është Kadeshi), plaçkitën tërë territorin e amalekitëve si dhe të amorenjve që banonin në Hatsatson-Tamar.