Zanafilla 13:2-7 Bibla Shqip (ALBB)

2. Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar.

3. Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,

4. në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.

5. Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra.

6. Dhe vendi nuk ishte në gjendje t'i mbante, po të banonin bashkë, sepse pasuritë e tyre ishin aq të mëdha sa nuk mund të qëndronin bashkë.

7. Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend kanaanenjtë dhe perezenjtë.

Zanafilla 13