Zanafilla 11:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.

2. Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.

3. Dhe i thanë njëri-tjetrit: "O burra, të bëjmë tulla dhe t'i pjekim me zjarr!". Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.

Zanafilla 11