Zanafilla 1:7-13 Bibla Shqip (ALBB)

7. Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë.

8. Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.

9. Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë.

10. Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "dete". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.

11. Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutorë të japin në tokë një frutë që të përmbajë farën e tij, secili sipas llojit të tij". Dhe kështu u bë.

12. Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën sipas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili sipas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.

13. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë.

Zanafilla 1