Zakaria 6:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. I çova përsëri sytë dhe shikova, dhe ja, katër qerre që dilnin në mes të dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.

2. Në qerren e parë kishte kuaj të kuq, në qerren e dytë kuaj të zinj,

3. në qerren e tretë kuaj të bardhë dhe në të katërtën kuaj shumë laramanë.

4. Atëherë nisa t'i them engjëllit që fliste me mua: "Imzot, po këta?".

5. Engjëlli u përgjigj dhe tha: "Këta janë katër frymërat e qiellit që dalin pasi kanë qenë në prani të Zotit të mbarë dheut.

6. Qerrja me kuaj të zinj shkon drejt vendit të veriut; kuajt e bardhë e ndjekin, kuajt laramanë shkojnë drejt vendit të jugut;

7. pastaj përparojnë kuajt me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe kërkojnë të shkojnë për të përshkuar dheun". Ai u tha atyre: "Shkoni, përshkoni dheun!". Kështu ata e përshkuan dheun.

8. Pastaj ai më thirri dhe më foli, duke thënë: "Ja, ata që po shkojnë drejt vendit në veri e kanë qetësuar Frymën time mbi vendin e veriut.

Zakaria 6