Veprat e Apostujve 4:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ndërsa ata po i flisnin popullit, priftërinjtë, komandanti i tempullit dhe saducenjtë u turrën mbi ta,

2. të zemëruar sepse e mësonin popullin dhe shpallnin në Jezusin ringjalljen e të vdekurve.

3. Dhe i shtinë në dorë dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte ngrysur.

4. Por shumë nga ata që ua kishin dëgjuar fjalën besuan; dhe numri i burrave u bë rreth pesë mijë.

Veprat e Apostujve 4