Veprat e Apostujve 23:26-35 Bibla Shqip (ALBB)

26. ''Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.

27. Ky njeri ishte kapur nga judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.

28. Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.

29. Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.

30. Dhe, kur më njoftuan për kurthin që judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!''.

31. Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.

32. Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.

33. Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.

34. Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç'krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,

35. i tha: ''Unë do të të dëgjoj kur të mbërrijnë edhe paditësit e tu''. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.

Veprat e Apostujve 23