Veprat e Apostujve 21:7-11 Bibla Shqip (ALBB)

7. Kur mbaruam lundrimin, nga Tiroja erdhëm në Ptolemaidë dhe, si përshëndetëm vëllezërit, kaluam një ditë me ta.

8. Të nesërmen u nisëm (ne që ishim shokë me Palin), arritëm në Cezare dhe hymë në shtëpinë e Filip ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, dhe ndenjëm tek ai.

9. Por ai kishte katër bija virgjëresha, që profetizonin.

10. Dhe, pasi qëndruam ne atje shumë ditë, zbriti nga Judeja një farë profeti me emër Agabo.

11. Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: ''Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do ta dorëzojnë johebrenjve''.

Veprat e Apostujve 21