9. Ne partët, medët, elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,
10. të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, judenj dhe proselitë,
11. kretas dhe arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!''.
12. Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thoshin njëri-tjetrit: ''Ç'do të thotë kjo?''.
13. Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thoshin: ''Janë plot me verë të ëmbël!''.
14. Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ''Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.