Vajtimet 3:7-16 Bibla Shqip (ALBB)

7. Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

8. Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

9. Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

10. Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.

11. Ka devijuar rrugët e mia, më ka copëtuar dhe më ka dëshpëruar.

12. Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.

13. Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.

14. Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.

15. Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.

16. Më ka copëtuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.

Vajtimet 3