Vajtimet 3:39-57 Bibla Shqip (ALBB)

39. Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?

40. Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.

41. Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.

42. Ne kemi kryer mëkate, kemi qenë rebelë dhe ti nuk na ke falur.

43. Je mbështjellë në zemërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.

44. Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.

45. Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.

46. Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.

47. Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.

48. Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.

49. Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,

50. derisa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.

51. Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.

52. Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.

53. Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.

54. Ujërat rrjedhin mbi kokën time, unë thosha: "Ka marrë fund për mua".

55. Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.

56. Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.

57. Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"

Vajtimet 3