24. "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.
25. Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.
26. Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.
27. Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
28. Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
29. Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.
30. Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.
31. Sepse Zoti nuk hedh poshtë përgjithnjë;
32. por, në rast se hidhëron, do të ketë dhembshuri sipas shumësisë së mirësive të tij,
33. sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.
34. Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,
35. kur dikush shtrembëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,
36. kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?
37. Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
38. E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
39. Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
40. Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
41. Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.