Titi 2:4-11 Bibla Shqip (ALBB)

4. që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,

5. të jenë fjalëpakë, të dëlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.

6. Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,

7. duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,

8. një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.

9. Shërbëtorët t'u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t'i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,

10. të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.

11. Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,

Titi 2