1. Mblidhuni, mblidhuni bashkë, o komb i pacipë,
2. para se dekreti të ketë efekt, para se dita të kalojë si byku, para se të bjerë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Zotit, para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Zotit.
3. Kërkoni Zotin ju të gjithë, të përulurit e dheut, që zbatoni ligjin e tij. Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit.
4. Sepse Gaza do të braktiset dhe Ashkeloni do të bëhet një shkreti; do të dëbojnë Ashdodin me dhunë në mes të ditës, dhe Ekroni do të çrrënjoset.
5. Mjerë banorët e bregut të detit, mjerë kombi i kerethenjve! Fjala e Zotit është kundër teje, o Kanaan, vend i filistenjve: "Unë do të të shkatërroj dhe nuk do të mbetet më asnjë i gjallë".