Ruthi 4:12-22 Bibla Shqip (ALBB)

12. Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Peretsit, që Tamara i lindi Judës, për shkak të pasardhësve që Zoti do të të japë nga kjo e re".

13. Kështu Boazi e mori Ruthin, që u bë bashkëshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundësinë të lindë, dhe ajo lindi një djalë.

14. Atëherë gratë i thanë Naomit: "Bekuar qoftë Zoti, që sot nuk të la pa një shpengues. Emri i tij u bëftë i famshëm në Izrael!

15. Pastë mundësi ai të rimëkëmbë jetën tënde dhe u bëftë mbështetja e pleqërisë sate, sepse e ka lindur nusja jote që të do dhe që vlen për ty më tepër se shtatë bij".

16. Pastaj Naomi e mori fëmijën, e vuri në gjirin e saj dhe u bë taja e saj.

17. Fqinjët i vunë një emër dhe thoshin: "I lindi një djalë Naomit!". E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit.

18. Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;

19. Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi;

20. Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni;

21. Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi;

22. Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.

Ruthi 4