1. Pastaj Naomi, e vjehrra, i tha: "Bija ime, a nuk do të kërkoj unë një vend paqeje për ty, që ti të jesh e lumtur?
2. Boazi, me shërbëtoret e të cilit ti ke qenë, a nuk është vallë fisi ynë? Ja, sonte ai duhet të shohë elbin në lëmë.
3. Prandaj lahu, lyeju me vaj, vish rrobat më të mira që ke dhe zbrit në lëmë; por bëj që ai të mos të njohë derisa të ketë mbaruar së ngrëni e së piri.
4. Kur të shkojë të shtrihet, këqyr vendin ku shtrihet; pastaj shko aty, zbulo këmbët e tij dhe shtrihu edhe ti. Dhe ai do të thotë atë që duhet të bësh".
5. Ruthi iu përgjigj: "Do të bëj të gjitha ato që më the".