Ruthi 1:12-15 Bibla Shqip (ALBB)

12. Kthehuni mbrapa, bijat e mija, shkoni, sepse unë jam shumë e vjetër për t'u martuar prapë; edhe sikur të thosha: "Kam akoma shpresë"; edhe sikur të martohesha sonte dhe të lindja djem,

13. a do të prisnit ju sa të rriteshin? A do të hiqnit dorë nga martesa për këtë shkak? Jo, bijat e mija, sepse kushtet në të cilat ndodhem janë më të hidhura nga tuajat, sepse dora e Zotit është shtrirë kundër meje".

14. Atëherë ato e ngritën zërin dhe qanë përsëri; pastaj Orpahu puthi vjehrrën, por Ruthi nuk i ndahej asaj.

15. Atëherë Naomi i tha Ruthit: "Ja, kunata jote u kthye te populli i vet dhe te perënditë e saj; ktheu mbrapa edhe ti, ashtu si kunata jote!".

Ruthi 1