Romakëve 7:8-11 Bibla Shqip (ALBB)

8. Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,

9. sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,

10. dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.

11. Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhrit, më mashtroi dhe me anë të tij më vrau.

Romakëve 7